Sport

Neymar, viktimë e talljes së vitit

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 16 November 2017
Erik Kantona nuk tërhiqet asnjëherë mbrapa kur bëhet fjalë për polemika dhe shpesh nis vetë të tilla.
Këtë radhë, objektivi i kritikave të tij ka qenë sulmuesi brazilian Nejmar.

Sipas legjendës së futbollit francez, nuk ka asnjë kuptim veprimi që braziliani ka bërë gjatë verës duke ndryshuar klub.

“Kur je 25 vjeç dhe ke luajtur me Brazilin dhe me Barcelonën, unë pyes veten çfarë bën në kampionatin francez. Ke ardhur për të luajtur kundër Amiens apo Gingamp?”, ishin fjalët e Kantona për “Yahoo Sports”.

“Kjo nuk është pikëpamja ime për futbollin dhe pasionin që transmeton ai. Ka ardhur këtu për Ligën e Kampionëve? Janë vetëm 10 ndeshje maksimumi. Unë sinqerisht nuk e kuptoj se përse erdhi që të luante në Francë”, deklaroi Kantona.

-Advertisement-

Image result for eric cantona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera