Neymar i vetmuar në PSG
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 25 September 2017
Shumë i pasur, por i vetmuar, kështu e nis shkrimin “Mundo Deportivo” për Neymarin.
“Football Leaks” zbuloi një ditë më parë kontratën faraonike të Neymar me Paris SG, ekip në të cilin përfiton mbi 3 milionë euro në muaj apo 4.000 euro në orë, ndërsa sot, “El Pais” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme pas sherrit të brazilianit me Cavanin.
Sipas të përditshmes spanjolle, thuajse e gjithë skuadra është hedhur në krah të “el Matador”, me këtë të fundit që ka refuzuar edhe një bonus të majmë prej një milion eurosh, nëse shpallet golashënuesi më i mirë i kampionatit, të ofruar “cash” nga ana e presidentit Al-Khelaifi pavarësisht arritjes apo jo të objektivit, për t’ia lënë goditjet e dënimit dhe penalltitë Neymarit.
Polemika mes dy futbollistëve duket se nuk paska fund, ndërsa klubin duket se e ka shqetësuar rezultati i fundit, barazimi i PSG-së me Montpellier.
Jo më shumë për atë që u mor nga fusha e gjelbër, sesa për pasojat e mosmarrëveshjeve të brendshme. Nga njëra anë janë futbollistët, që me përjashtim të atyre brazilianë, të gjithë të tjerët duket se mbështesin bomberin uruguaian, ndërsa nga ana tjetër drejtuesit, që për të zgjidhur problemin kanë përdorur të vetmen mënyrë që njohin më mirë: paratë.
Al-Khelaifi thuhet se ka dërguar një ndërmjetës të tijin te Cavani, për t’i ofruar një milion euro lojtarit, vetëm e vetëm që të mos ekzekutojë më goditje dënimi apo 11-metërsha.
Një përpjekje kjo që ka rezultuar boshe, pasi Cavani u ka kujtuar drejtuesve se i shërben kauzës së PSG-së prej 4 vitesh dhe se është kapiteni i tretë në radhë i skuadrës.
Një vendim ky, që duket se nuk e kënaq Neymarin, i cili mungoi në sfidën ndaj Montpellier për shkak të një dhimbjeje të supozuar në këmbë.
Por, të mërkurën në Paris mbërrin Bayern Munchen, për të zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League.
E gjithë vëmendja e opinionit sportdashës do të jetë pikërisht aty, e për më tepër nëse do të akordohet sërish ndonjë 11-metërsh, për të parë se çfarë do të ndodhë.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...