Neymar tregon vuajtjet e fëmijërisë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/12/unnamed-25-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 15 December 2018
Neymar ëndërronte që fëmijë që të bëhej futbollist, për t’u bërë i pasur dhe më pas të blinte një fabrikë biskotash.
Ylli brazilian ka dhënë një intervistë interesante për Thiago Nigro, një personazh i çuditshëm i cili është bërë i pasur me anë të YouTube dhe u jep këshilla njerëzve si të pasurohen, në faqen “O Primo Rico” në Youtube, aty ku është publikuar edhe intervista me Neymar.
Neymar rrëfeu vitet e fëmijërisë, duke zbuluar në familjen e tij nuk e kishin luksin as të blinin biskota, ndaj ishte fiksuar që të blinte një fabrikë të tërë kur të rritej.
“Mamaja ime atë ditë u mundua të më ngushëllonte dhe ende sot ia plas të qarit, kur e kujton atë episod”, thotë Neymar, i cili jetonte në një shtëpi të vogël me 8 persona të tjerë, ku mundësitë financiare ishin shumë të kufizuara. “Nuk kisha mundësi as të shkoja në kinema me shokët, por babai im më ka thënë gjithnjë që të qëndroj i qetë, sepse në të ardhmen do të shpërblehesha”.
Neymar, paratë dhe babai
Tani Neymar ka lënë pas gjithçka, merr 30 milionë euro në vit dhe është ndër sportistët më të pasur në planet, ndërsa babai i tij kujdeset për administrimin e të ardhurave. “Gjithçka administrohet nga babai im, ai kujdeset në mënyrë perfekte dhe kjo gjë më jep qetësi, për të luajtur futboll pa e pasur mendjen gjetkë. Ka persona që kanë këshilltarë, por unë kam vetëm babain tim dhe kam besim të plotë tek ai”.
Administrimi i parave nuk është i lehtë për familjen Neymar: “Mbaj mend, para 15 vitesh pak a shumë, babai im fitoi rreth 50 mijë euro në lotari. Ishte alamet shifre, por për dy muaj u harxhuan të gjitha, duke blerë gjëra që nuk i kishim pasur kurrë në jetën tonë”.
Neymar shpjegon rrugëtimin drejt lavdisë: “Procesi për t’u bërë futbollist është shumë i vështirë dhe i ndërlikuar, duhen përballuar shumë probleme: kam pasur shumë miq të talentuar, më të mirë se unë, që nuk ia kanë dalë mbanë. Është çështje mentaliteti, unë e doja suksesin më shumë se kushdo tjetër, sepse shanset i kemi pasur të gjithë”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...
-
Komploti në Gjermani, fillon gjykimi ndaj grupit që do ta rrëmbente kancelarin Olaf Scholz
Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjy...
-
Gërvalla: Kosovarët pa viza në Izrael nga 19 shtatori
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për nënsh...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por n...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Kra...
-
Ministri Sveçla merr pjesë në panairin e sigurisë “Eurosatory 2024” në Paris
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësminist...
-
Zgjatet edhe 7 ditë afati i konkursit për rekrutimin e kadetëve
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është zgjatur afati i konkursit për rekr...