Sport

Neymar do të transferohet tek Real, thotë gazetari i njohur spanjoll

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 16 December 2017

Asi brazilian nuk dëshiron që të jetë pjesë e gjigantit francez më gjatë se deri në qershor të vitit tjetër, pasi do transferimin tek Real Madrid, ka thënë gazetari spanjoll për emisionin sportiv El Chiringuito

Gazetari Ignacio Minguelez ka thënë se braziliani Neymar ka vendosur që në fund të edicionit të largohet nga Paris Saint-Germain, drejt Real Madrid.

Ai ka deklaruar se sulmuesi është i palumtur ne nivelin e futbollit dhe trajtimin që merr në Parc des Princes, ndaj është duke u munduar të kalojë në Santiago Bernabeu.

-Advertisement-

“Neymar është i lumtur me pagën që merr në PSG, por është penduar për transferimin në këtë klub”.

“Ai dëshiron të shkojë në Real Madrid në qershor. Ai tashmë u ka treguar miqve dhe i ka kërkuar babait të vet dëshiron ndryshim në verë në mënyrë që të mos e durojë edhe një sezon tjetër në Francë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera