Sport

Neymar në “orbitën” e Chelsea-t, presidenti Boehly do t’ia bëjë “dhuratë” Pochettinos

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 14 July 2023

Zërat për largimin e Neymarit nga PSG nuk kanë të ndalur që nga mbërritja e tij në kryeqytetin francez. Madje kishte nga ata që pyesnin se çfarë po bënte Neymar duke luajtur një kampionat si ai francez, kur kishte gjithçka në Barcelonë.

Që nga marsi i kaluar, kur dëmtoi kyçin e këmbës, dhe pas Botërorit të Katarit, Neymar nuk e ka ngritur më kokën. Ai u rikthye më 10 korrik për nisjen e përgatitjeve prasezonale te PSG, por gjendja e tij fizike ngriti dyshime për vazhdimësinë e tij.

Por jo për Chelsea-n. Presidenti i bluve të Londrës, Todd Boehly, ka kthyer vëmendjen te braziliani, me idenë për t’i bërë një dhuratë të shtrenjtë trajnerit të ri, Pochettino. A do t’ia dalë?

-Advertisement-

Është e qartë se Neymar, i cili është ribashkuar me trajnerin e tij të vjetër te Barça (Enrique), ndihet rehat në Paris, pavarësisht kritikave të pandërprera që i kanë ardhur, sidomos këtë sezon. Neymar është 31 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën pariziene.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera