Sport

Neymar mbyll vitin 2021, sa kohë do qëndrojë jashtë fushave

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 29 November 2021

Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj St Etienne. PSG fitoi 1-3 në transfertë, por dëmtimi i sulmuesit brazilian uli entuziazmin e triumfit të radhës në Ligue 1.

Ishte minuta e 81-të kur ylli i PSG-së vendosi keq këmbën dhe lëndoi kaviljen gjatë një dyluftimi me një lojtar të ekipit vendas, duke dalë nga fusha mes lotësh.

“Koha për t’u shëruar, fatkeqësisht këto pengesa janë pjesë e jetës së një sportisti. Le të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara.

-Advertisement-

Do të rikthehem më i mirë dhe më i fortë se më parë”, shkroi dje 29-vjeçari në “Instagram” pas përfundimit të ndeshjes.

Neymar do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore, teksa indicet e para flasin për një mungesë rreth 6 javë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera