Sport

Neymar kërkon largimin e Cavanit nga PSG-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 19 September 2017

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, raportohet se e ka kërkuar shitjen e bashkëlojtarit Edinson Cavani, pas përplasjes në fundjavë.

Neymar e Cavani u fjalosën për gjuajtjen e penaltisë në fitoren 2 me 0 ndaj Lyonit, me Cavanin që fitoi debatin por që më pas huqi penaltinë.

Sipas shumë raportimeve, sulmuesit janë përplasur edhe në zhveshtore, ndërsa Cavani publikisht ka thënë se nuk ka problem me brazilianin.

-Advertisement-

Tani gazeta spanjolle “Sport” raporton se Neymari i ka thënë presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi që “nuk është i mundur një bashkëpunim i tij me Cavanin”.

Gazeta shton se transferimi rekord i futbollist i ka kërkuar Al-Khelaifit shitjen e 30-vjeçarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera