Sport

Neymar dhe Draxler me nota marramendëse pas paraqitjeve në fitoren e thellë të PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 30 September 2017

Neymar dhe Draxler janë vlerësuar si dy më të mirët në fitoren e thellë prej 6:2 të PSG-së ndaj Bordeaux.

Pas barazimit pa gola me Montpellier, Paris Saint Germain ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Ligue 1. Të besuarit e Unai Emery shkatërruan Bordeaun në “Parc des Princes”, duke e mposhtur 6:2, shkruan Gazeta Express.

Në këtë ndeshje shkëlqeu braziliani, Neymar, që realizoi dy gola (5’ e 40’) si dhe asistoi për një tjetër. Pas këtyre dy golave, Neymar ka shkuar në kuotën e 300 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare.

Ndërsa golat tjerë për PSG-në i realizuan Edinson Cavani (12’), Thomas Meunier (21’), Julian Draxler (45’) dhe Kylian Mbappe (58’).

-Advertisement-

Neymar dhe Draxler, janë vlerësuar si dy më të mirët në këtë ndeshje, duke marrë notat (8.8)

Pas kësaj fitore, PSG-ja ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe gjendet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Monaco, që dështoi në xhiron e tetë në Ligue 1, duke barazuar 1:1 me Montpellier, skuadër që e ndali edhe PSG-në xhiron e kaluar. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera