Rozë

Neymar dëfrehet po me një Bruna në Miami (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 20 June 2022

“Ylli” brazilian i futbollit, Neymar Junior, po kalon pushime të nxehta me të dashurën e tij bukuroshe, Bruna Biancardi.

Duket se O’Ney i ka fiksim vajzat me këtë emër, pasi kujtojmë që ai ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me aktoren e famshme braziliane Bruna Marquezine. Pas përfundimit të sezonit 2021/22, sulmuesi i PSG-së udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me partneren me të cilën është lidhur që nga fundi i vitit të kaluar.

Neymar nuk ka hezituar të postojë disa foto me të dashurën e tij në llogaritë personale në rrjetet sociale. Bruna Biancardi është modele dhe blogere. Ajo është nga São Paulo, Brazil, ku ka studiuar modë në një universitet privat lokal. Ndjekësit e saj janë rreth 1.6 milionë.

-Advertisement-

Të dy u fotografuan për herë të parë së bashku në ishullin spanjoll të Ibiza në gusht të vitit të kaluar dhe së bashku vizituan Brazilin për Krishtlindje.

Neymar ka marrë kritika të shumta për performancat e tij te PSG, por ai ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të lëvizë nga kryeqyteti francez. E pse të lëvizë kur merr një pagë “faraonike” dhe jeta me të dashurën e re “i shkon vaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera