Sport

Neymar, 100 ndeshje me Seleçaon: Jam i lumtur edhe në Paris

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 10 October 2019

100 ndeshje me përfaqësuesen e Brazilit. Ky është rekordi që Neymar do ta arrijë në miqësoren e Seleçaos kundër Senegalit, që do të zhvillohet në Singapor, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt nga SuperSpot në orën 14:00.

“Jam i lumtur në “Seleçao” dhe tani jam i lumtur edhe në Paris. Të gjithë e dinë se doja të largohesha dhe gjithçka ka ndodhur gjatë merkatos verore. Por tani jam i lutur aty ku jam, pra në klubin e PSG-së. Sezoni ka nisur mirë dhe do ta mbroj PSG me mish e me shpirt, duke dhënë 100% për të fituar gjëra të mëdha. Duke bërë mirë në skuadrën ku ndodhem, do të bëj mirë edhe në kombëtare.”

Kështu shprehet 27-vjeçari brazilian, i cili kërkon me çdo kusht të rifitojë zemrat e tifozëve parizienë, që vazhdojnë ta kontestojnë për sjelljen e tij gjatë verës. Ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje ku është aktivizuar në këtë sezon në Ligue 1. Me këtë ritëm, do të jetë sërish “princ” në Paris.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera