Lajme

Nexhmedin Spahiu: Haradinaj i ka gjasat më të mëdha nga të gjithë të bëhet president

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 23 January 2021

Analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuat se Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, është para të tjerëve në “garë” për ta marrë në drejtim Zyrën e Presidentit të Kosovës.

“Nga të gjithë kandidatët potencialë Haradinaj i ka gjasat më të mëdha. Nëse analizojmë situatën politike ai ka gjasat më të mëdha”, është shprehur Spahiu.

Ai ka thënë se Haradinaj ka bërë gabim duke folur tash për idenë e bashkimit kombëtar.

-Advertisement-

“Bashkimi Kosovë-Shqipëri nënkupton shkatërrimin o të Shqipërisë, o të Kosovës. Nuk mund të ketë dy kryeqytete, o Tirana o Prishtina. Është gabim i tij, por të gjithë politikanët tanë gabojnë”.

“Është gabim fatal i tij. Albin Kurti ka hequr dorë nga kjo ide, kurse Haradinaj që ka kontribuar për sovranitetin e Kosovës. Absolutisht tani nuk mund të përfitojë asgjë në fushatë. Nuk guxon të luajë as për efekt elektoral me pavarësinë e vendit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera