Sport

Newcastle synon të transferojë yllin e Interit

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 21 December 2021

Skuadra me pronarët më të pasur në botë Newcastle United po synon që të përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të transferimeve në janar, raporton “The Sun”.

Spekulohet që Newcastle ka shprehur interesim serioz në shërbimet e sulmuesit të Interit Edin Dzeko, përcjell KosovaPress.

Sulmuesi 35 vjeçar ka qenë ndër lojtarët kyç të Interit në këtë sezon, duke e zëvendësuar ish-sulmuesin Romelu Lukaku me tetë gola në Serie A.

-Advertisement-

Thuhet se Newcastle dhe krerët e tyre të rinj e kanë identifikuar Dzekon si opsion të dytë, nëse nuk arrijnë që ta transferojnë sulmuesin e Manchester United Anthony Martial.

Newcastle e sheh si prioritet pistën e Martial, ku ky i fundit ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga Manchester United këtë janar, por nëse dështon pista për transferimin e yllit francez, Dzeko do të jetë prioriteti kryesor për repartin e sulmit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy