Sport

Neuer shokon të gjithë: Ja si kam luajtur nga viti 2008

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 28 September 2017

Manuel Neuer, portieri i Bayern Munichut, ka shokuar të gjithë me një deklaratë.

Bayern Munich është i detyruar të luaj pa liderin e saj, Manuel Neuer për shumë kohë për shkak të një dëmtimi që kapiteni pësoi në këmbën e majtë.

Në pritje të rikthimit në fushat e lojës që do të jetë në fillim të vitit tjetër, portieri i përfaqësueses gjermane dha një intervistë për të përditshmen “Bild”, ku zbuloi dhe një fakt kurioz.

-Advertisement-

“Në vitin 2008, kur isha pjesë e Schalkes, pësova të njëjtin dëmtim, por në këmbën e djathtë”, tregon Neuer.

“Që nga ai moment luaj me një pllakë metali të vendosur në të. Të jem i sinqertë, nuk më ka hapur asnjë problem dhe gjithçka e kam përballuar me qetësinë më të madhe”, ka deklaruar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera