Nesër zgjedhjet në Turqi, mbi 64 milionë qytetarë kanë të drejtë vote
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 13 May 2023
Qendrat e votimit në të gjithë Turqinë do të hapen të dielën në orën 08:00 me orën lokale, ku do të fillojë votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Qytetarët e Turqisë do të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe do të zgjedhin mes tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për Parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende.
Të drejtë vote kanë 64.11 milionë njerëz ndërsa më shumë se 4.9 milionë qytetarë turq votojnë për herë të parë.
Presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan, Kemal Kılıçdaroglu dhe Sinan Ogan, sipas renditjes në fletëvotim, janë kandidatët për president të Türkiye-s.
Kandidati i katërt, Muharrem Ince, tërhoqi më herët kandidaturën.
Presidenti Erdogan është kandidati i Aleancës Popullore të udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kreu i së cilës është ai. Kemal Kılıçdaroglu është kandidati i Aleancës Kombëtare të opozitës, e udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP).
Sinan Ogan është kandidat i Aleancës ATA ndërsa Muharrem Ince ishte kandidat i Partisë së tij Atdheu, para se të tërhiqte kandidaturën të enjten.Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale në 87 rajone.
Qendrat e votimit ishin hapur më parë jashtë Türkiye-s në 75 shtete dhe 156 përfaqësi të këtij vendi.
Votimi në pikat kufitare filloi më 27 prill ndërsa në përfaqësitë diplomatike më 5 maj dhe zgjati deri më 9 maj, sipas orarit të përcaktuar më parë. Më shumë se 3.41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.Siç ka njoftuar Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Turqisë, rezultatet jo të plota do të shpallen në të njëjtën ditë, në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit./Anadolu/
Të tjera
-
Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës
Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të P...
-
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në...
-
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot B...
-
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, h...
-
Moti për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Thuhet se bjeshkët e këtij fshati për 3 javë i shëruan sëmundjen e astmës vajzës nga diaspora
Fshati Nerodime e Ulët, që ndodhet në komunën e Ferizajit, është një zonë me ...
-
Ganimete Musliu: S’jam njeri i fitnesit, më mirë dal në natyrë – s’kam probleme me mbipeshë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka treguar se nu...
-
Laboratori i drọgës në Prishtinë, Antidrọga jep detaje për aksionin
Policia del me komunikatë për laboratorin e drogës në Prishtinë: Zhvi...
-
Bashkëpunimi rajonal, paralajmërimi gjerman për Kosovën kërkohet të merret seriozisht
Paralajmërimet e përfaqësuesve gjerman ndaj Kosovës për përjashtim nga nismat...
-
Goditet një laborator i drọgës në Prishtinë, Sveçla thotë se është i 19-ti i shkatërruar në tri vjet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Prishtinë është sh...
-
Merr flạkë furgoni në Leposaviq, policia nis hetimet
Një furgon është kapluar nga zjarri në Leposaviq. Sipas policisë, automjet...
-
Djali rrạh nënën në Gjakovë dhe arratiset
Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas ...