Nesër testohen edhe 37 policë për Covid-19 nga Prizreni
Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 29 May 2020
Sot në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se të infektuarit e ri janë familjarë të një punëtori të një fabrike që ishte infektuar disa ditë më parë.
Haskuka thotë se gjatë fundjavës së kaluar në Prizren janë bërë mbi 300 teste për shkak të numrit të madh të kontakteve që kanë pasur policët e infektuar të stacionit “alfa”.
“Për fat të mirë rastet nuk janë aq sa kemi pritur. Duke krahasuar me numrin e testeve rastet janë të ulëta”, tha ai.
Kryetari i Prizrenit thotë se në këtë komunë edhe nesër do të bëhen 37 teste të reja për zyrtarët policorë. Haskuka thotë se është lajm i mirë që rreth 100 policë të testuar që kanë qenë në vet izolim kanë rezultuar negativ.
Kryetari i Prizrenit ka lutur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura nga IKSHPK në mënyrë që sipas tij t’i ndalet hovi coronavirusit në këtë vend.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...