Lajme

Nesër takohen Abazoviq dhe Osmani

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 14 April 2023

Dritan Abazoviq, kryeministri i Malit të Zi, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimet e sotme i ka pasur me krerë të opozitës, teksa me homologun e tij kosovar, Albin Kurtin, kanë nëshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të të dy shteteve.

Gjatë ditës së nesërme, Abazoviq planifikon të vizitojë edhe qytetin e Pejës, për të parë ecurinë e projektit të përbashkët të IPA-s si dhe për të parë nga afër disa nga bizneset kryesore të qytetit.

-Advertisement-

Këtyre vizitave do iu paraprijë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi është njoftuar të nisë në ora 10:00, në Kabinetin e Presidentes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera