Lajme

Nesër shpallet aktgjykimi ndaj deputetëve të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 02 January 2018

Gjykata Themelore e Prishtinës nesër shpallë aktgjykimin ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për rastin e hedhjes së gazit lotësjellës.

Katër deputetët e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancave gjyqësore, deputetët patën deklaruar se gazin e hodhën në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

-Advertisement-

Të katër deputetët janë duke u mbrojtur në liri. Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u liruan të premten nga paraburgimi./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera