Sport

Nesër shorti për edicionin e ri të garave në futbollin kosovar

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 31 July 2018

Sezoni i ri i garave i Superligën e Kosovës në futboll, do të nis më 18 gusht.

Kështu ishte vendosur muaj më parë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (KE i FFK-së).

Gjersa FFK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të hedhet shorti për sezonin e ri të ligës elitare të Kosovës.

-Advertisement-

“Nesër në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së futbollit të Kosovës.

FFK-ja ka njoftuar se shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa për Ligën e Parë në orën 13:30.

Kujtojmë se Liga e Parë dhe Liga e Dytë do t’i nisin garat e edicionit të ri më 25 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera