Lajme

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe mundësi për vërshime

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 07 November 2023

Reshjet lokalisht pritet të fillojnë gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa intensifikim i tyre pritet gjatë pjesës së parë dhe të dytë të ditës, duke mos përjashtuar mundësinë që të shkaktojnë vërshime në lokalitete, sidomos në ato zona që janë më të prirura. Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Ky sistem do të jetë i shoqëruar edhe me masa të ftohta ajrore, me ç’rast do të sjellin edhe ulje të theksueshme të temperaturave, me maksimale prej 10 deri në 14°C. Vlerat më të larta do të regjistrohen në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të vijojë ulja e tyre.

Gjatë natës e deri në mëngjesin e së enjtes pritet kthjellim i motit, kështu, temperaturat do të pesojnë ulje te mëtejshme, duke zbritur deri në 0°C në shkallë vendi.

-Advertisement-

Në mëngjesin e së enjtes mund të krijohen kushte për mjegull nëpër ultësira dhe lugina, ndërsa dita do të vijojë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të mbesin thuajse konstante me ato të ditës së mërkurë.

Nga dita e premte përkeqësim gradual i motit, ku pritet shtim i vranësira dhe reshje lokale shiu, më të intensifikuara të shtunën, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Po ashtu do të ketë fuqizim të erërave nga jugperëndimi në pjesën më të madhe të vendit, me shpejtësi prej 15-80 km/h.

Të dielen parashihet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar. Megjithatë, temperaturat do të vazhdojnë të mbesin thuajse të ngjashme, me maksimale prej 10 deri në 14°C, përderisa ato të mëngjesit mund të hyjnë në vlera negative. /MeteoKosova

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera