Lajme

Nesër nis gjykimi ndaj krerëve të UÇK’së, Memli Krasniqi niset drejt Hagës

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 02 April 2023

Pas marshit për drejtësi të mbajtur në Prishtinë, të dielën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është nisur për në Hagë.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Mijëra qytetarë vërshuan sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

-Advertisement-

Të hënën do të nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

E sot në marsh është kërkuar drejtësi pikërisht këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera