Nesër në Prishtinë mbahet performanca e shumëpritur e Alban Skenderaj
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 31 May 2017
Artisti i njohur shqiptar nesër mbanë performancën akustike madhështore në Prishtinë. Performanca e sjellë nga ProCredit në ditën tradicionale të festës së kësaj banke, do të përcillet me shumë aktivitete argëtuese për të gjitha grupmoshat dhe me fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.
Edhe pse kishte publikuar shumë këngë në ndërkohë, është bërë kohë e gjatë prej kur se kantautori Skenderaj kishte performuar live në skenë të madhe para publikut në Kosovë. Nesër, më 1 Qershor 2017, artisti do të ngjitet në skenë në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, në festën dhe koncertin e organizuar nga Banka ProCredit në Kosovë.
Në kuadër të organizimit do të ketë edhe ngjarje të tjera që do t’i paraprijnë kësaj performance të shumë pritur nga të gjithë. Fillimisht do të ketë aktivitete për fëmijë të cilat fillojnë në orën 19:30, duke i lënë hapësirë koncertit të Alban Skenderajt për të filluar në ora 19:30. Shumë muzicientë profesionistë, do të luajnë bashkë me artistin deri sa krejt për fund, pas përfundimit të performancës do të lëshohen edhe shumë fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.
Artisti me origjinë nga Vlora ishte shpërngulur në Itali bashkë me familjen e tij qysh në moshë të fëmijërisë. Gjatë qëndrimit në Itali ai mori pjesë në konkurse të ndryshme muzikore dhe më pastaj u rikthye në Shqipëri, ku zhvilloi karrierën e tij të fuqishme muzikore duke krijuar hite, të pëlqyera nga të gjithë dhe të vlerësuara lartë nga festivale të ndryshme të asaj kohe, edhe nga Top Fest në të cilin festival edhe ishte dy herë fitues në kategorinë pop-rock.
Më 1 qershor, Alban Skenderaj do të performojë hitet e krijuar ndër vite në formë tjetër dhe me instrumente akustike, në skenën e madhe të festës së bankës ProCredit.
Të tjera
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...