Lajme

Nesër, mot shumë i ftohtë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 07 December 2021

8.12 – Shumë ftohtë, me ngricë në mëngjes. Kryesisht kthjellët.

9.12 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje priten edhe reshje shiu.

10.12 – Kryesisht vranët, me reshje shiu që vazhdojnë herët në mëngjes. Reshje lokale shiu priten pasdite dhe në mbrëmje.

-Advertisement-

Temperaturat pësojnë rënie të theksuar në ditët e ardhshme, minimalet edhe deri në -5C ditën e mërkurë, më pas me një rritje deri në 2C të premten. Edhe temperautrat maksimale zbresin pranë 0C, deri në 1C të martën e mërkurën, e deri të premten me një rritje në 8C.

Era ndryshon drejtimin nga juglindja në verilindje të martën, ku fryn edhe mesatare 5-10m/s, e nga dita e enjte frynë erë e fuqishme nga juglindja 7-14m/s.Shtypja atmosferike mjaft jostabile gjatë kësaj periudhe, me rënie ditën e hënë, e në mesjavë me një rritje përreth vlerave normale, ku sërish pëson rënie ditën e enjte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera