Lajme

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 July 2022

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë të Kosovës.

Kurti ka thënë se mbledhja e Këshillit është thirrur për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë me çështjen e ndërrimit të targave të serbëve në Kosovë dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen qytetarëve serbë që hynë në territorin e Kosovës.

“Kemi mbledhje me krerët e sigurisë, ku do të diskutojmë çështjet që do të na shfaqen e që duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminelë që nuk i pëlqen ligjshmëria.

-Advertisement-

Kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masat ashtu siç është planifikuar”, u shpreh Kurti në konferencën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera