Lajme

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 24 March 2022

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se i kanë shpeshtuar mbledhjet e Këshillit të Sigurisë, pas gjendjes së krijuar në Ukrainë dhe propagandës serbe për Kosovën.

Shefi i Qeverisë tha po ashtu se edhe nesër do të ketë një mbledhje të tillë, teksa shtoi se janë duke u përgatitur që mos të ketë kurrfarë befasie nga ndonjë faktor i jashtëm.

“Ne i kemi shpeshtuar mbledhjet e Këshillit të Sigurisë ku i bëjmë përgatitjet më të reja edhe sa i përket pajisjeve por gjithashtu edhe sa i përket vëzhgimeve e aktiviteteve. Një mbledhje të tillë do ta kemi edhe nesër. Ne në prapavijë të sferës politike e publike, intensivisht jemi duke u përgatitur që të mos ketë kurrfarë befasie dhe të gjitha institucionet dhe organet e shtetit të jenë të sinkronizuara”, deklaroi ai në KTV.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera