Nesër marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 13 April 2023
Një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të mbahet nesër në Prishtinë. Në përfundim të tij, do të prezantohet edhe instalacioni “14 Prilli”, ditë kjo që tani zyrtarisht njihet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.
Marshi i cili do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri të monumenti “Heroinat”, organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe organizatat anëtarë të Platformës “Bëhu zëri im”, në bashkëpunim me Zyrën e Presidentes së Kosovës.
Zyrtarizmi i 14 prillit si Ditë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, është bërë në mbledhjen e mbajtur dje nga Qeveria e Kosovës, me kërkesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Osmani ka theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Lidhur me këtë kanë reaguar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës duke thënë se përmes zyrtarizimit të kësaj dite po njihet dhimbja dhe vuajtjet e të mbijetuarve.
“Përmes zyrtarizimit të kësaj dite, dhimbja dhe vuajtjet e të mbijetuarve po njihen si nga institucionet ashtu edhe nga mbarë shoqëria. Prandaj edhe shënimi i 14 Prillit si Ditë e të mbijetuarve, njëkohësisht shënon edhe njohjen simbolike, e cila është tejet e rëndësishme në integrimin e plotë të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës. Gjithashtu, shënimi i kësaj dite do të jetë moment i rëndësishëm në dokumentimin e të vërtetës dhe thirrjes së memories kolektive”, thuhet në shkrimin e QKRMT-së në Facebook.
Të tjera
-
Momenti kur me këmbë e duar të prangosura, Naim Murseli rikthehet në burg pas shtyrjes së seancës së sotme
Sot seanca fillestare e cila parashihej të mbahej për vrasjen e Liridona Adem...
-
Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë d...
-
Shtyhet seanca për vrạsjen e Liridona Ademit, kjo është arsyeja
Ende pa nisur është shtyer seanca e parë që po pritej të mbahej sot për vrasj...
-
IPK tregon shkakun e aksidentit në Skenderaj ku mbetën të vdẹkur tre persona
Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitr...
-
Nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrạsjen e Liridona Ademajt
Ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sot në...
-
Edhe Plava e Kokalla sillen të prangosur para gjykatës
Të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dhe Kushtrim ...
-
Arrestohet në Kolumbi një 33-vjeçar nga Tropoja
Në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi, është arrestuar një 33-vjeçar nga Tropo...
-
Muharremi: Donika Gërvalla është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se kalkulimi më i rrezikshëm i kryeminis...
-
Kelmendi i reagon Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se ...
-
Xhemaili për Gërvallën: Heroina e Sava Janjiqit
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për de...
-
40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar
40 aksidente kanë ndodhur gjatë orëve në Kosovë. Kështu njoftoi policia në...
-
Zhduket një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur që nga data 23 janar në Prizren. Sipa...