Lajme

Nesër Kuvendi vazhdon seancën, do të mblidhet kryesia

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 02 October 2022

Nesër (e hënë) Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, me pikat e mbetura të cilat ishin në rend dite.

Po ashtu sot do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend do të propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Advertisement-

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera