Lajme

Nesër kujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 27 February 2021

Në nderim të 21 vjetorit të fillimit të luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez dhe të rënëve në këtë betejë, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komuna e Skenderajt, bashkë me Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 11:00, do të bëjnë homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve.

Të pranishëm në homazhe do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në Likoshan dhe Qirez, konkretisht te vendi i quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

-Advertisement-

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera