Lajme

Nesër hyjnë në fuqi rregullat e reja për viza pune në Gjermani, ja si duhet aplikuar

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 30 November 2021

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ditën e hënë ka  njoftuar se ka pasur një risi në Rregulloren për Ballkanin Perëndimor- ndryshim në procedurën e dhënies së terminëve.

Kjo risi ka ardhur si shkak i numrit të madh të interesuarve në krahasim me terminët që janë në dispozicion.

Sipas Ambasadës tani e tutje terminët do të bëhen duke u tërhequr shorti, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë, gazetari Bahri Cani përmes një video të shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook ka shpjeguar në mënyrë të detajuar rregullat e Ballkanit Perëndimor për aplikimin e vizave në Gjermani.

Ai në këtë video tha se në vendet si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Serbia, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina, do të ndryshojnë rregullat e caktimit të terminëve për aplikimet për viza pune.

Këto ndryshime janë bërë për shkak të kërkesave tepër të mëdha për viza pune dhe me qëllim të ikjes së manipulimeve me viza, të cilat ka pasur kohët e fundit.

Cani përmes kësaj video tha se në shpjegimin e Ambasadës Gjermane  thuhet se kërkesat e kalon shumë numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion nga autoritetet.

Andaj prej datës 1 dhjetor të vitit 2021, pra çdo muaj të ardhshëm do të ketë një procedurë të caktimit të terminëve me short.

Ai në këtë video shpjegoi me detaje procedurat e reja të aplikimit.

“Pra prej datës 1 dhjetor të vitit 2021 në orën 09:00 të mëngjesit do të hapët një listë e re për regjistrimin e kërkesave për terminëve apo për takim. Lista për regjistrim e për aplikim do të jetë e hapur tërë kohën për regjistrim deri në datën 17 dhjetor në orën 12:00”, shpjegoi Cani në këtë video.

Sipas tij lista nuk do të mbyllet siç ka ndodhur herëve të tjera kur listat janë mbyllur pak a shumë pas 5 minutave apo edhe më shkurt, dhe shumë prej aplikuesve nuk kanë mundur të regjistrohen fare.

Ai shtoi se lista e regjistrimeve do të  mbyllet në datën 17 dhjetor në vitin 2021, ndërsa takimet apo terminët do të përcaktohen me short kompjuterik.

Pra përmes shortit do të përcaktohen se kush do të marrë një orar për termin për muajin Janar të vitit 2022.

“Procedura e shortit do të realizohet në javën e 51 kalendarike është fjala në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave e gjitha kjo me qëllim që të iu iket mundësia e manipulimeve dhe e mashtrimeve për të cilat është dyshuar dhe dyshohet se ka pasur. Personat e përzgjedhur me short më pas do të njoftohen brenda muajit dhjetor nga Ambasada në vendin ku jetojnë se kur do të kenë orarin për aplikim për janar “, shpjegoi në detaje gazetari Bahri Cani.

Sipas tij të gjitha regjistrimet e datës 1 deri me datën 17 dhjetor do të marrin pjesë në short.

Ai në këtë video theksoi diçka në lidhje më këtë regjistrim, ku ceku se asnjë aplikues nuk duhet të ngutet që të bëjë ndonjë gabim, sepse nuk do të kenë mundësi ndryshimi të të dhënave.

Të gjithë aplikantët duhet të sigurohen që të gjitha dokumentet të jenë të duhura dhe në qetësi të bëjnë regjistrimin në mënyrë që të mos ketë refuzim të kërkesës, për shkak të mangësive apo gabimeve.

“Regjistrimi korrekt pa gabime është shumë me rëndësi sepse ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara në sistem pra nuk është i mundur”, tha gazetari Bahri Cani.

Sipas tij duke iu referuar edhe në shpjegimin e Ambasadës personat duhet të regjistrohen vetëm një herë sepse regjistrimet e shumëfishta do të përjashtohen nga shorti.

Nëse një person merr një orar për aplikim ky orar nuk mund të i kalohet ndonjë personi tjetër pra vlen vetëm për atë person që ka aplikuar me emrin e tij.

“Në shpjegimin e Ambasadës thuhet se përfshirja në këtë procedurë e agjencive apo e ndonjë personi të tretë nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë epërsi. Kuptohet nëse keni fat në short të dhënat e juaja të paraqitura në kërkesë duhet të jenë kryesisht në përputhje me pasaportën dhe dokumente e tuaja që i keni paraqitur gjatë regjistrimit kur jeni paraqitur”, shpjegoi Cani në videon e tij.

Regjistrimet që nuk kanë mundur të marrin një orar aplikimi në fund të muajit do të fshihen dhe ato nuk vlejnë për muajin e ardhshëm.

E për të marrë pjesë në shortin për muajin shkurt Cani tregoi se duhet përsëri të regjistrohen nga fillimi për në janar.

Terminët për regjistrim në janar do të bëhen të ditura nga Ambasada në fund të dhjetorit.

“Në shpjegimin e Ambasadës thuhet se ju do të njoftoheni edhe në rastet kur regjistrimi i juaj ka qenë i pasuksesshëm pra kjo mund të kërkojë pak kohë për arsye teknike por që do të njoftoheni. Ambasada njofton po ashtu që nuk do të përgjigjet në pyetjet tuaja me email. Oraret a aplikimeve për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor mund të caktohen vetëm në këtë mënyrë e nuk do të ketë takime të tjera ekstra”,  tha Cani në videon e tij në Facebook.

Ndërsa personat që kanë pasur fat dhe kanë marrur një termin me short atëherë do të njoftohen me email, e më pas do të telefonohen edhe nga një agjenci për saktësuar kohën e terminit.

Gjerat do të saktësohen përmes një agjencie që do ta caktojë Ambasada por kjo agjenci kryen vetëm shërbime rreth caktimeve të orareve që kanë pasur fat dhe nuk cakton orare shtesë.

Këto janë rregullat e reja që Gazetari Bahri Cani, i shpjegoi në mënyrë të detajuara.

Më poshtë gjeni videon e tij:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera