Lajme

Nesër fjalët përmbyllëse për rastin “Tank”

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 13 May 2018

Nesër në gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Tank”. Ky rast ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro.

Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski.

Në seancën e fundit gjyqësore, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski tërhoqën propozimet për të dhënë mbrojtjen e tyre prandaj gjykatësja Dobrilla Kacarska u kërkoi avokatëve të përgatisin fjalët përmbyllëse.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera