Lajme

Nesër ekzekutohen pagesat për këtë kategori të personave

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 15 May 2022

Qeveria e Kosovës, përveç rritjes së pensioneve, ka ndërruar edhe datën e dhënies së tyre, duke thënë se do t’i paguajnë në mes të muajit. (15 te cdo muaji)

Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë.

“Marrë parasysh që pagat paguhen çdoherë në fund të muajit. E kem parapa si të nevojshme që të ndryshojmë afatin kohor se kur paguhen pensionet. Tani e tutje synimi i yni që pensionet që të paguhen në mes të muajit. Që nga ky muaj e tutje tani e tutje do të kemi pensionet në mes të muajit kurse pagat në fund”, deklaroi Murati

-Advertisement-

Kategoritë të cilat do të kenë ngritje të pensioneve në 100 euro janë si në vijim: pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera