Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë
Autori: E.M 20:28 | 07 March 2019
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë muajit mars do ti zhvillojë dy ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.
Fillimisht më 25 mars Kosova e pret Danimarkën në një ndeshje miqësore, ndërsa 4 ditë më vonë Dardanët janë nikoqir të Bullgarisë në ndeshjen e parë të ciklit eliminator “EURO 2020”.
Biletat për këto dy përballje pritet të dalin nesër në shitje.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, i cili njëherit ka bërë publike edhe zyrtarisht çmimet e biletave.
“Biletat do të dalin nesër në shitje. Ato kanë pësuar pak rritje. Në veri dhe në jug janë pesë euro. Në perëndim, pjesa e poshtme është 15 euro, ndërsa sipër 20 euro. Zona VIP është 80 euro. Ndërsa, biletat në lindje do të kushtojnë të gjitha 15 euro, edhe pjesa në mes lindjes dhe veriut janë 10 euro” ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...