Lajme

Nesër çmimet e videos më të mirë #AsUne

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 07 June 2017

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së Nataliya Apostolova do të ndajë çmimin e videos më të mirë të përgatitur nga të rinjtë në kuadër të fushatës së vetëdijesimit publik #AsUne, të enjten.

Fushata u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të mos votojnë për kandidatët e përfshirë në aktivitete të korrupsionit, shkruan arbresh.info.

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile “Demokracia në Veprim” e udhëhequr nga Instituti Demokratik i Kosovës, i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, më 1 qershor 2017 lansoi fushatën për vetëdijësimin publik e cila do të zgjasë edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

-Advertisement-

Fushata gjithëpërfshirëse në Kosovë që synon vetëdijësimin e qytetarëve dhe edukimin e votuesve do të fokusohet në zgjedhjet parlamentare dhe komunale. Të gjitha aktivitetet janë paraparë nën temën “Votimi i bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar” me simbolin #AsUne, shkruan arbresh.info.

Çmimet e tjera do të prezantohen nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, alpinistja Arineta Mula dhe gazetarët Astrit Gashi dhe Imer Mushkolaj./arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera