Lajme

Nesër caktohet data e seancës për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 19 December 2017

Komisioni për Punë të Jashtme , Diasporë dhe Investime Strategjike ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rendi i ditës

1. Miratimi i rendit të ditës.

-Advertisement-

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 5 dhjetor 2017;

3. Përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

4. Prezantim i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS.

5. Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

6. Të ndryshme. Takimi do të mbahet në ora 11:00, në sallën N-10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera