Sport

Nesër Bayerni jep dy lajme për tifozët

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 02 October 2017

Tifozët e Bayern-it nesër nuk do të mësojnë vetëm emrin e trajnerit të ri, por edhe diagnozën për dëmtimin e mesfushorit Franck Ribery.

Gjatë ndeshjes së sotme me Hertha Berlin-in, duke stopuar topin, francezi dëmtoi gjurin dhe nuk mund të ecte dot. 34-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha. Ai tregoi edhe një herë se fizikisht ka shumë probleme dhe ndoshta trajneri Carlo Ancelotti nuk ka pasur faj që e ka aktivizuar pak. Mosha bën të vetën, kështu që Bayern duhet të ndërhyjë në merkato.

Sipas gazetës bavareze “TZ”, Ribery rrezikon të humbasë ndeshjet e vitit 2017 dhe madje të mungojë më shumë se portieri Manuel Neuer, i cili do të rikthehet në janar.

-Advertisement-

Ajo që duhet theksuar është edhe përplasja e veteranit Ribery me trajnerin e përkohshëm të rekordmenëve, Willy Sagnol, gjatë lojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera