Fun & Video

Nëse vërtetë e doni atë, këto janë 6 rregulla për takimin e parë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 13 May 2017

Takimet e para ende vazhdojnë të shoqërohen me sikletin dhe kompleksitetin e secilit.

Aq më tepër kur ende nuk je e sigurt se ç’mendon për ty personi tjetër, nëse do ta ketë apo jo seriozisht e gjëra të tilla, që nuk mund t’i shmangim sado të përpiqemi. Në fakt, meshkujt duan me çdo kusht që femrat në takimet e para të bëjnë të paktën këto 6 gjëra, edhe pse kurrë nuk do t’ua thonë në mënyrë direkte.

1

-Advertisement-

Hiqni dorë nga telefonat!

Të gjithëve u ka ndodhur, të paktën në një nga takimet e para, që personi që keni patur përballë, të merret me celularin dhe të shkëmbente mesazhe me një person të tretë. Shumë situatë e shëmtuar, apo jo? Ndërsa supozohet që vëmendja e saj/tij të jetë e gjitha tek ty. Më e mira do të ishte që t’i zhdukni telefonat nëse vërtetë doni të qullosni diçka.

2

Përpiquni të mos stresoheni

Unë jam kaq i stresuar sa ty, për të mos thënë më shumë.”- zëre se të tha ai vetëm me një shikim. Mjafton të jeni korrektë dhe mos llogarisni asgjë në mendjen tuaj. Thjesht jini vetvetja. Ju pëlqen ose jo personi tjetër , ky nuk është problem. Në fund të fundit, pse duhet t’ju interesojë?

3

Rregulli “Më shkruaj i pari” nuk duhet të ekzistojë

Nëse ai ju intereson vërtet dhe gjithashtu ndiheni të sigurt që pëlqimi është reciprok, atëherë mendoni vetëm të kaloni mirë. Nuk ka kohë të mendoni nëse duhet t’i shkruani ju apo të prisni përgjithmonë. Mos kini frikë të shprehni pëlqimet apo ndjenjat tuaja. Mos u frustroni!

4

Bëni gjëra që asnjëri nga të dy nuk i pret

Sa e bukur mund të jetë që në takimin e parë të përfshiheni të dy në një aventurë, që pak minuta më parë askush nga ju s’e imagjinonte. Epo, duhet ta bëni këtë!

5

Mos i përfshini miqtë tuaj. Akoma jo!

Është shumë herët që të prezantoni miqtë tuaj kur edhe vetë nuk e dini ende se çdo të ndodhë me personin tjetër. Është takimi i parë. Ai nuk do të shohë çdonjëri që ju njihni. Aq më tepër shoqet e tua, që duan ta analizojnë me detaje.

6

Eksploroni bashkë hobet tuaja

Shkëputuni nga argëtimet klishe si darka apo një gotë, diku në bar. Shumica e djemve duan të jeni më të thjeshta. Kështu do të njiheni më mirë dhe do të kuptoni nëse përshtateni vërtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera