Sport

Nëse Ozil transferohet te Manchester United, Arsenali ka pesë opsione për ta zëvendësuar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 03 October 2017

Arsenali mund të mbeten pa lojtarë si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil që mund të largohen edhe në janar.

Sanchez është i lidhur e një kalim te Manchester City, ndërsa për Ozilin jashtë shtuar zërat në ditët e fundit se e do njkë kalim në Old Trafford.

Gjermani e ka humbur edhe vendin në formacionin bazë, gjë që i shton zërat për largimin e tij nga Emirates.

-Advertisement-

Shumë fansa të Arsenalti mendojnë që Ozil është i dobët dhe mund t’i gjendet lehtë një zëvendësues.

Metro ka renditur pesë kandidatë që mund ta zënë vendin e tij.

Arsene Wenger vetëm mund ta ketë filluar punën që ta kërkojë zëvendësimin e lojtarit. 

Julian Draxler

Gjermani o kërkon skuadër të re pas blerjeve të fundit të PSG-së, që e kanë lënë jashtë formacionit.

Ardhja e Neymar dhe Kylian Mbappe, ka ndryshuar shumë gjëra me lojtarë të tjerë si Angel Di Maria dhe Javier Pastore, që po ashtu po kanë probleme për minuta.

Henrikh Mkhitaryan

Armeni Henrikh Mkhitaryan shihet si zëvendësues ideal për Ozilin te Arenali.

Nëse United e merr Ozilin, Jose Mourinhon mund ta lirojë Mkhitaryanin. Lojtari pëlqehet nga Arsenali që në kohën kur luante në Bundesliga.

Nabil Fekir

Lojtari ka qenë i lidhur me Arsenalin që në moshë të re. Ai me golat dhe asistimet te Lyon është e kërkuar një skuadër më të madhe për ta vazhduar karrierën.

Emil Forsberg

Emil Forsberg ka impresionua me RB Leipzig sezonin e kaluar. Suedezi ishte dhe një nga dëshirat e mëdha të Liverpoolit këtë verë.

Ross Barkley

Karriera e  Barkley  ka pësuar rënie pasi që sezonin e shkuar e kërkoi me çdo kusht largimin ngë Everton.

Arsenal, Chelsea dhe Spurs mund të provojnë për të që në janar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera