Shëndetësi

Nëse nuk hani mëngjes do të rrezikoheni nga kjo sëmundje

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 05 October 2017

Njerëzit të cilët kapërcejnë vaktin e mëngjesit, ose që hanë shumë pak, rrezikohen dyfish nga sëmundjet kardiovaskulare, tregon një studim i ri, transmeton KosovaPress.

Studimi i ri tregon se njerëzit, të cilët nuk konsumojnë mëngjesin, kanë dyfish numër më të madh të pllakave aterosklerotike në krahasim me ata që hanë mëngjes.

Raporti është publikuar në revistën Journal of American College of Caridology, dhe konfirmon rëndësinë e ngrënies së mëngjesit për shëndetin e zemrës.

-Advertisement-

Teknologjia me zë të lartë ka zbuluar se njerëzit që kapërcejnë mëngjesin kanë 1.5 herë më shumë pllaka aterosklerotike në arterie krahasuar me ata që hanë mëngjesin çdo ditë.

Sipas British Heart Foundation (BHF), ju mund të reduktoni rrezikun e aterosklerozës duke mos pirë duhan, duke ushtruar dhe duke ulur nivelin e kolesterinës.

Studiuesit thonë se një vakt i mëngjesit “energjik” mund të përbëhet nga një gotë kafe, qumësht ose kos, fruta, bukë, domate dhe ulli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera