Fun & Video

Nëse je në këtë lokal dhe thua këtë fjalë, të nxjerrin jashtë

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 26 January 2018
Ekziston një kafene në New York që të ndalon përdorimin e fjalës “literally” e përkthyer në shqip si : fjalë për fjalë” ose “me pak fjalë”.
Pronarët e këtij lokali të quajtur Continental mendojnë se kjo fjalë është fjala më e përdorshme por edhe më e bezdisshmja në jetën e përditshme.Më tej stafi i lokalit paralajmëron të gjithë ato që e përdorin këtë fjalë, brenda 5 minutash të mbarojnë pijen e tyre dhe të ikin.

Më tej fleta paralajmëruese mbyllet me fjalën “Ndaloni Kardashianizmin”.

Menjëherë pas kësaj lokali përtej komenteve pozitive mori edhe komente negative nga gra të cilat e komentonin si maskilist pronarin e kësaj kafeneje.

-Advertisement-

Por menjëherë ka reaguar zoti Smith që është edhe pronari i këtij bari i cili i konsideron këto akuza edhe më qesharake se fjala e “literally”.

“Të gjithë që më njohin e dinë se unë jam një feminist”, tha ai.

Më tej Smith ka vendosur edhe një mbishkrim në tualetin e lokalit , ku shkruan: Klienti e ka gjithmonë gabim.

Këto shprehje kanë bërë që lokali të bëhet hit në internet./syri.net/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera