Lajme

Nëntë të lënduar nga aksidenti në Korenicë të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 07 August 2026

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Korenicë të Gjakovës, ku u përfshinë dy automjete, shkruan Gazeta Infokus.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.”, ka deklaruar ajo./Gazeta Infokus.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy