Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 26 April 2017
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nxori Vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.
Referimi synonte garantimin e përputhshmërisë së Rregullores me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( që trajton “Të drejtat dhe liritë themelore”).
Kjo Rregullore rregullon zhvillimin e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara dhe u miratua më 17 mars 2017 nga gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të mbledhur në seancën e parë plenare.
Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk morën pjesë në miratimin e Rregullores.
Më 27 mars, 2017, Rregullorja iu referua Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. U caktua një panel prej tre gjykatësish ndërkombëtarë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u caktua edhe gjykatësi rezervë. Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), paneli kishte tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores.
Në Vendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se Referimi ishte i pranueshëm.
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se, në bazë të Ligjit, Rregullorja duhet të pasqyrojë standardet më të larta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut me synimin e garantimit të procedurave gjyqësore të drejta dhe të shpejta. Pas shqyrtimit të 208 rregullave të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se nëntë prej rregullave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.
Gjykata gjithashtu u shpreh se nuk mund të nxirrte konstatim nëse një rregull tjetër ishte në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.
Vendimi i Gjykatës në lidhje me Rregulloren do t’u dërgohet gjykatësve në Plenare për të ndërmarrë veprime të mëtejshme mbi dispozitat përkatëse.
Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrin pjesë në veprimet e lartpërmendura. /klankosova/
Të tjera
-
LDK vendos njoftime mortore: “Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion pë...
-
“Pse po e mbroni kaq shumë”, Krasniqi përmes videos i bën Kurtit disa pyetje për Martin Berishajn
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kr...
-
Hekuran Murati fajëson Avdullah Hotin për rritjen e tatimit në pronë
Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është duke f...
-
Deputetja britanike: Ky nen i propozimit franko-gjerman më shqetëson
Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia...
-
PAMJE – Aksident i rëndë trafiku në Kijevë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, para...
-
Murati mban konferencë për media, sqaron rritjen e tatimit në pronë
Ditëve të fundit ka pasur shumë reagime nga qytetarët rreth ngritjes së çmimi...
-
Ky është personi që kërcënoi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u kërcënua me jetë të martën m...
-
Serwer: Asociacioni s’ishte në draftin e parë të planit franko-gjerman, Beogradi e kërkon për të ushtruar kontroll
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzon Asociacionin e Komunave [me shum...
-
Ua shet të njëjtën banesë dy personave, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një burrë është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “Mashtrim”. Siç b...
-
Iu gjetën në veturë afro 33 mijë euro që nuk u dihet prejardhja, shoqërohet në polici mërgimtari
Policia e Kosovës ka ndaluar në Bresje, në Fushë Kosovë, një veturë të një më...
-
E përcillte rrugës dhe e shqetësonte në punë, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet ...
-
Gjakovë: Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualish...