Lajme

Nëntë ish-ministra intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 04 October 2024

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, në këtë rast i disa ish-ministrave: Hykmete Bajrami, ish ministre e Arsimit, Ramë Likaj, ish ministër i Arsimit ,Shyqeri Bytyçi, ish ministër i Arsimit, Arsim Bajrami, ish ministër i Arsimit, Ramë Buja, ish ministër i Arsimit, Enver Hoxhaj, ish ministër i Arsimit, Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, Besim Beqaj, ish-ministër i Financave dhe Avdullah Hoti, ish-ministër i Financave.

Ndryshe deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje dhe ka pasur përplasje pozitë-opozitë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera