Nëntë barrikada në veri/ Policia e Kosovës del me njoftimin e fundit

Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 19 December 2022
Forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e Policisë së Kosovës.
Që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim.
Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme.
“Forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e Policisë së Kosovës. Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim. Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në këtë drejtim, bazuar në informacionet që posedon, Policia e Kosovës po bashkëpunon ngusht me institucionet relevante të sigurisë, në ndërmarrjen e masave të nevojshme ligjore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues të RKS-së, mundësimit të lëvizjes së lirë dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e mirëpritur nga qytetarët në nivel vendi, përfshirë edhe nga banorët në veri të vendit, të cilët bashkëpunojnë me njësitet policore, që ofrojnë siguri dhe shërbime policore për qytetarët pa dallime.

Të tjera
-
Lirohet nga paraburgimi polici prizrenas që dyshohet se e rra*hu brutalisht qytetarin
Zyrtari policor Remzi Pulaj i arrestuar para 10 ditësh nga Inspektorati Polic...
-
Ministria e Infrastrukturës: Nuk jemi informuar për testimet në urën mbi Ibër
Kamionë e mjete të ndryshme dhe instrumente për matje gjeodezike janë parë mb...
-
Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot...
-
ZRRE paralajmëron ankesë ‘‘në instancat më të larta’’ për vendimin e Gjykatës Komerciale
Zyra e Rregullatorit për Energji, ka paralajmëruar ankesë në ‘‘instancat më t...
-
Presidentja Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë
Me rastin e ditës së komunitetit egjiptian, Presidentja e vendit, Vjosa Osman...
-
Bajrami reagon sërish për tenderin 137 milionësh: Ministrja e paska detyru KEK-un të dalë me komunikatë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përsëri lidhur me tenderin e ...
-
Policia parandalon kontrabandë në veri, sekuestrohen 220 drunj dekorativ
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën...
-
AKP fton për ofertim me 25 qershor, 98 prona në shitje në gjithë Kosovën
Agjencia Kosovare e Privatizimit fton të gjithë investitorët e interesuar që ...
-
Urat e qeverisë mbi Ibër, nënkryetari i Mitrovicës së Veriut: S’është momenti, s’kemi qendër kulturore, shkolla…
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi l...
-
Trumpi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor
Presidenti Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gj...
-
Bajrami përshëndet vendimin e Komerciales, shpreh keqardhje për reagimin e ZRRE’së: Krijon precedent të rëndësishëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka përshën...
-
Zyrtarët iranianë festojnë armëpushimin si “fitore” ndaj SHBA-së dhe Izraelit
Pas njoftimit të presidentit amerikan Donal Trump për një armëpushim dhe përk...