Fun & Video

Nëntë arsyet se përse duhet të bëni më shumë seks

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 10 August 2017

Nëse me të vërtetë keni nevojë për ndonjë arsye që t’i nxehni gjërat në shtrat, atëherë s’keni pse të brengoseni më.

Përveç arsyeve të qarta për të cilat njerëzit bëjnë seks – dashuri, kënaqësi – krijimi i një fëmije – shkenca tregon se seksi sjell shumë përfitime shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Prandaj, nëse në të ardhmen partneri të pyet, “A ishte ndjesi e mirë për ty?”, ju lirshëm mund të thoni po – në më shumë se një mënyrë.

-Advertisement-

* Seksi djegë deri në 101 kalori tek meshkujt, ndërsa tek gratë deri në 69.

* Seksi ndihmon të flini më mirë, pasi që pas orgazmës trupi liron hormonin relaksues të quajtur prolaktin.

* Seksi e ulë shtypjen e gjakut dhe nivelet e stresit

* Seksi i rregullt sjell përfitime në sistemin kardiovaskular, për shkak se i zvogëlon rreziqet për sëmundje të zemrës.

* Disa studime sugjerojnë se meshkujt që ejakulojnë më shpesh kanë më pak rrezik të kancerit në prostatë.

* Seksi e përmirëson imunitetin dhe ju furnizon me mbrojtje nga gripat e zakonshëm

* Seksi e liron dhimbjen, prandaj gratë që zakonisht e injorojnë seksin për shkak të dhimbjeve të kokës, është mirë që të mos e bëjnë këtë…

* Disa studime tjera tregojnë se shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale është e ndërlidhur edhe me një jetëgjatësi më të gjatë.

* Seksi i forcon lidhjet, pasi që oksitoksina, apo ndryshe e njohur si “hormoni i dashurisë”, lirohet gjatë intimitetit fizik dhe kontaktit lëkurë me lëkurë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera