Lajme

Nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 01 May 2024

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Komunës së Graçanicës, segmenti nyja te Gorenja deri në Hajvali.

Zgjerimi i kësaj rruge pritet të kushtojë 1 milion e 737 mijë e 811 euro. Kontratën e ka fituar “K.N.P.SH. PAPENBURG&ADRIANI COMPANY SH.P.K”.

Sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 135 ditë.

-Advertisement-

Kontrata për këtë tender është nënshkruar me 26 maj.

“Të gjitha pozicionet të realizohen duke respektuar përshkrimin teknik në projekt dhe kushtet e kontratës. Pozicionet në paramasë përfshijnë, furnizimin me material, transportin, shkarkimin e materialeve , fuqinë punëtore testimet e nevojshme , mekanizimin  dhe punimimin  e pozicionit me të gjiha aktivitet dhe materialet”, thuhet në dosje.

Në linkun më poshtë mund të gjeni dosjen e plotë:

B52-Njoftimi-per-nenshkrimin-e-kontrates

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera