Lajme

Nënshkruesit pro tërheqjes së Trustit presin ta fitojnë betejen në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 09 July 2022

U deshtën vetëm 8 ditë, që numri i nënshkrimeve në peticionin për trustin të arrijë dyfishin e pritshmërive.

Në krejt Kosovën, për kaq kohë, u mblodhën mbi 21 mijë nënshkrime pro projektligjit për tërheqjen e 30% të kursimeve, njofton Klan Kosova.

Megjithëkëtë, për shkaqe teknike, listat me të dhëna nuk u dërguan ende në kuvend.

-Advertisement-

“Duhet të bëhen gati nënshkrimet me projektligj, me nga 3 kopje, kuvendi e dërgon pastaj ne KQZ për t’i verifikuar nënshkrimet a janë të sakta, këto çështje teknike e kanë vonuar deri të mërkurën”, tha organizatori, Adnan Jashari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera