Lajme

Nënoficerët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë stërviten së bashku

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 11 February 2023

Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se si vëllezër të gjakut e të armës, po stërviten së bashku komandot e Forcave të Shqipërisë e Kosovës!

“Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit. Kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës. Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar. Së bashku çdoherë jemi më të fortë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera