Lajme

Nënoficerët e FSK-së studiojnë së bashku me vëllezërit e motrat e tyre në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 26 December 2022

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, kanë studiuar së bashku me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së.

“Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së. Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se së bashku janë gjithmonë më të fortë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera