Nënkryetarja e VV’së thotë se popullariteti i Albin Kurtit po rritet
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 28 March 2020
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se e gjithë propaganda që po bëhet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje këto ditë e ka burimin tek milionat që, sipas saj, po humbin çdo ditë të korruptuarit e qeverisjeve të kaluara.
Ajo përmes një statusi në Facebook ka renditur disa nga vendimet e Qeverisë Kurti dhe i është referuar disa burimeve që tregojnë për “keqpërdorimet e atyre që kanë qëndruar gjatë në pushtet”.
“Qeveria Kurti për 52 ditë qeverisje vendosi standard të ri politik, duke ulur pagat për veten, duke hequr privilegjet, duke shkarkuar bordet joprofesionale e me performancë të dobët, duke anuluar kontratat korruptive. Derisa partive politike po u pengojnë këto standarde, qytetarët po i mbështesin, andaj dhe përkrahja për Albin Kurtin dhe LV! rritet çdo ditë e më shumë, ashtu si dhe makthi i të korruptuarve të cilëve tashmë u ka kaluar koha”.
Statusi i plotë:
Nëse akoma keni ndonjë dilemë se pse gjithë kjo propagandë këto ditë, pse gjithë këto sulme e shpifje ndaj LV!
Po ndaj këtu vetëm disa fakte:
700 milionë euro i humbin Kosovës çdo vit nga vjedhja dhe abuzimi.
160 milion humben çdo vit nga korrupsioni në tender, këta biznesmenë që keqpërdorin me tender janë financues të partive politike.
Çdo vit humbin nga 400 milionë euro nga dështimi i Doganës dhe ATK-së për t’i mbledhur tatimet.
Ministritë, agjencitë e ndërmarrjet udhëhiqen nga joprofesionistët e emëruar nga politika. Të njëjtit menaxhojnë rreth 600 milionë euro në vit.
Përderisa me qindra të reja e të rinj të shkolluar e edukuar mirë janë të papunë, vetëm gjatë vitit 2018 janë nënshkruar 2,493 kontrata mbi vepër, kryesisht për militantë partiakë.
Nga 11 ndërmarrje publike të audituara nga Auditori Kombëtar në vitin 2018, 10 nuk janë menaxhuar mirë.
20 Milionë euro kanë humbur ndërmarrjet publike nga keqmenaxhimi.
Rreh 60% e rekomandimeve të Auditorit nuk janë zbatuar dhe llogaridhënia është 0.
Humbjet janë 13 herë më shumë se buxheti për arsim ose 11 më herë më shumë se buxheti për shëndetësi.
Burimet: Prodhuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, zbatues: BIRN,KDI,DemokraciaPlus
E pra të dashur miq,
Ata që kanë qenë në pushtet gjatë gjithë këtyre viteve kanë keqpërdorur e kanë krijuar qeverisje korruptive.
Ishte hera e parë që LV! erdhi në pushtet dhe krijoj një qeveri profesioniste e me integritet të lartë.
Qeveria Kurti për 52 ditë qeverisje vendosi standard të ri politik, duke ulur pagat për veten, duke hequr privilegjet, duke shkarkuar bordet joprofesionale e me performancë të dobët, duke anuluar kontratat korruptive.
Derisa partive politike po u pengojnë këto standarde, qytetarët po i mbështesin, andaj dhe përkrahja për Albin Kurtin dhe LV! rritet çdo ditë e më shumë, ashtu si dhe makthi i të korruptuarve të cilëve tashmë u ka kaluar koha.
#RriNëShtëp
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...