Lajme

Nënkryetarja e Prishtinës reagon pas shkarkimit të kryeshefit të Kompanisë “Pastrimi”

Autori: Ermirë Berisha 16:52 | 08 July 2022

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, pas shkarkimit të kryeshefit të kompanisë “Pastrimi”, ka thënë se Prishtina duhet të ecë tutje, shkruan Gazeta inFokus.

Sahatçiu përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ka shtuar se sot fillon një kapitull i ri për Prishtinën

“Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër. Fillim i ri me KRM “Pastrimi”. Fillim i ri me menaxhim të ndërmarrjeve publike lokale në Prishtinë. Kështu politika bëhet shembull i mirë për të mirën e përbashkët, vlerën publike. Prishtina nuk guxon t’jetë në këtë gjendje me menaxhim të mbeturinave as edhe një ditë tjetër. Ecim tutje”, ka shkruar ajo./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera