Lajme

Nënkryetarja e LVV-së nga Merdarja, thotë se Serbia është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 27 October 2020

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku thotë se marrëveshja për operacionalizimin e pikës kufitare në Merdare nuk është duke u zbatuar e se shteti serb është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës.

Kështu ka shkruar deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku në Facebook.

“Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër”, ka shkruar ajo, teksa thotë se nuk ka zbatim të marrëveshjeve.

-Advertisement-

“Nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera